Skandal në kishën e Kutalit; në kutitë e inoksit u gjendën edhe eshtra grash, pleqsh dhe fëmij&eum
Albeu.com
Nuk mund të mendohet se ushtarët grekë të rënë në luftën italo - greke të kenë qenë pleq apo gra e fëmijë.Sipas një të përditshmeje shqiptare, rezultatet e para mjeko ligjore kanë provuar se një pjesë e konsiderueshme e skeleteve të paketuara si eshtra të ushtarëve grek të rënë gjatë luhtës së II Botërore, jo vetëm që nuk kanë të bëjnë fare me ta, por rezultojnë të jenë të moshave të treta, grash dhe madje një prej tyre edhe të një fëmije. Gazeta në fjalë citon fjalët e një burimi të ekspertiszës sipas të cilit eshtrat e e analizuara duken edhe me sy se u përkasin moshave të ndryshme dhe që smund të jenë viktima lufte për vetë faktin se nuk rezulton asnjë shenjë plumbi. Ekspertiza e dy mjekëve nga Tirana, Sokrat Meksi dhe Fatos Harito ka përfunduar dje rreth orës 20:30. Pasi ekspertët kanë mbaruar punën e tyre, kisha dhe gjithça e lëvizur brenda saj është kthyer njëlloj si më parë. Ndërkohë nuk kanë munguar sërish kapriçot e priftit Vasil Themollari, i cili ashtu si nuk mori pjesë në fillim kur u hap dera e kishës, po ashtu ka refuzuar të paraqitet për të marrë në dorëzim atë pas mbarimit të ekspertizës. Prokuroria e Përmetit, as mbarimit të ekspertizës ka hartuar një procesverbal dhe ja ka dorëzuar kryeplakut të fshatit Kutal. Specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk kanë pranuar që të japin asgjë nga përfundimet e ekspertizës duke e lënë çdo gjë për raportin përfundimtar.
Mbyllja e ekspertizës tashmë do ti jap të drejtën Prokurorisë për të vazhduar hetimet mbi skandalin më të madh të kohëve të fundit.
Nga ana tjetër zëdhënësi i qeverisë greke dje ka deklaruar se Kryepeshkopi Janullatos gëzon një respekt të madh ndër besimtarët ortodoks në Shqipëri. Deklarata e zëdhënësit qeveritar grek erdhi pas lajmit që gazeta greke “Tanea” kishte hedhur titullin e madh “Anastasi në shënjestër” duke e përfshirë edhe kryepeshkopin në këtë vorbull ngjarjesh.
Ramadan Çipuri, Gazeta Start
Shtuar më 10/06/2006, ora 12:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori