U qëllua me armë teksa po mbante një fjalim, ndërron jetë ish-kryeministri japonez

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, raporton transmetuesi publik japonez NHK.

67-vjeçari ishte duke  mbajtur një fjalim pranë një stacioni treni në qytetin perëndimor të Nara kur u sulmua.

Ai u plagos rëndë pasi u qëllua nga pas dhe ka ndërruar jetë pasi u transportua me helikopter në spital.

Vdekja është raportuar gjithashtu nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim brenda Partisë Liberal Demokratike në pushtet. /albeu.com