Skandal! Mjekja e 3 infermiere karantinohen, askush s'ka bërë tampon pasi nuk ka
Në qëndrën spitalore në Elbasan është infektuar me COVID-1 e vetmja mjeke infeksioniste, A. Dajlani.

Mjekes nuk i është bërë tamponi pasi ka mungesë të tyre. Ajo është karantinuar prej dy ditësh në banesë sepse ka temperaturë dhe simptoma të koronavirusit.

Bashkë me të dyshohet të jenë infektuar edhe tre infermiere, të cilave gjithashtu u është rekomanduar të karantinohen.

Ndërkohë, mësohet se në Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, katër anëtarë të stafit kanë shfaqur siptomat e Covid-19, por nuk ka tampone për të konfirmuar nëse jane apo jo pozitiv.
Shtuar më 29/10/2020, ora 21:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori