Skandal me INSIG Kosova, 5 mln euro shpërblime dhe reklama
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas një kallëzimi të Ministrisë së Financave që hedh hije dyshimi mbi kompaninë INSIG, dega Kosovë dhe që bën fjalë për abuzimet me fondet që kapin vlerën e 5 milionë eurove.

Skandali u zbulua pas nje raporti qe u perket viteve 2009 -2013 dhe që bën fjalë për abuzimin e fondeve të sigurimit të shpenzuara për reklama dhe shpërblime ndaj punonjësve.

Sipas nje burimi pranë Prokurorisë së Përgjithshme, dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar ka dyshime se është perkatesisht 5.135.506 euro, që është shpërdoruar jashtë zërit të depozitimit për sigurime ose thënë ndryshe për bonuset e sigurimit tip TPL.

Konkretisht, thanë burimet, në referim të dosjes për marketing dhe reklamë ka dyshime se është abuzuar me më shumë se 3 milionë euro, me shpërblime ndaj punonjësve gati një milion euro dhe pjesa tjetër rezulton të jetë paraqitur si shpenzime për riparim zyrash, materiale dhe sponsorizime.

Sipas Prokurorisë, nga vëzhgimet e paraqitura nga ish-drejtorët e Pergjthshem Saimir Zemblaku, Tomorr Kalaja dhe nga ish-drejtuesi i Degës Kosovë, Arben Breshani deklarohet se shpenzimet e marrjessigurimit janë miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës.

Në dosje thuhet se Këshilli Mbikëqyrës nuk ka marrë një vendim për zgjidhjen e problemeve që jane ngritur në mbledhje lidhur me miratimin e buxhetit për shpenzimet e marrjes në sigurim. /albeu.com/



Shtuar më 15/11/2014, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori