SKANDAL / Çifti homoseksual bleu 70 mijë euro fëmijën nga një grua shqiptare. Babai: Nuk dija asgjë!
Mediet italiane kanë tronditur Italinë në qytezën e Pavia-s, pasi një çift homoseksualësh kanë blerë nga një grua shqiptare një foshnje me një çmim prej 70 mijë eurosh.

Gjithçka kishte shkuar mirë, deri në momentin kur nëna shqiptare, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka raportuar në Polici gjithë ngjarjen, pasi kishte marrë vetëm 5 mijë euro, dhe jo të gjithë shumën sipas marrëveshjes së bërë.

Sipas medieve italiane, mësohet se çifti italian që përbëhej nga një avokat italian dhe një burrë shqiptar pa profesion, kishin vendosur që të bënin një fëmijë. Partneri i avokatit italian, kishte thirrur gruan e vëllait që të vinte në Itali. Ajo atë kohë ishte shtatzënë me burrin e saj që gjendej në Shqipëri.

Gruaja kishte ardhur në Itali për t'u martuar zyrtarisht me kunatin e tij, në këmbim që t'i merrte paratë për fëmijën. Pasi fëmija kishte lindur, gruaja kishte jetuar një kohë me kunatin e saj duke krijuar alibinë se janë të martuar.

Por pas disa muajsh, gruaja ishte kthyer në Shqipëri ndërsa kunati ishte kthyer tek i dashuri i tij, avokati italian.

Dyshimet e para mbi këtë mashtrim kishin ardhur pikërisht nga banorët e lagjes së çiftit homoseksual të cilët ishin të njohur në qytet për lidhjen e tyre. Por kur paratë nuk ishin dërguar ashtu siç kishin rënë dakord, gruaja kishte vendosur të rrëfej gjithçka për policinë.

Tani autoritetet italiane kanë arrestuar çiftin homoseksual dhe pritet të dalin para gjyqit, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuzat për kontrabandë të njerëzve dhe mashtrim të shtetit ndërsa për gruan është ngritur akt-akuzë për mashtrim të shtetit dhe falsifikim të të dhënave.

Burri i gruas që kishte shitur fëmijën e që është babai biologjik i tij është deklaruar se nuk di asgjë rreth kësaj marrëveshje.
Sipas tij, gruaja i kishte thënë se fëmija po qendronte tek i vëllai i tij. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori