Skandal! Gjysma e maturantëve në gjimnazin e Lezhës ngelin në matematikë
Pas publikimit të rezultateve të provimet të maturës shtetërore për lëndën matematike, në zyrën Arsimore Lezhë është ngritur një pikëpyetje e madhe.

Rezultatet e shkollës Karl Gega kanë thyer rekordin me rezultatet negative pasi gati gjysma e maturantëve janë vlerësuar me katër në provimin e matematikës.

Masiviteti i notës katër këtë maturë shtetërore duket qartë në rezultatet e shkollës së mesme, “Karl Gega” në Balldre, ku gati 50% e nxënësve kanë ngelur në provimin e matematikës.

Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj thotë se shumë nxënës nuk kanë arritur rezultatet në lenden e matematikes dhe për këtë do të ketë një analize të thellë.

Pulaj shprehet se nuk do të mungojnë as masat ndëshkimore për mësuesit që paraqesin performancë të dobët.

Në dy provimet e tjera atë të gjuhes së huaj dhe letersise rezultatet e maturantëve lezhjanë kanë qenë më të kënëqashme, duke përmbushur pritshmeritë e drejtuesve të arsimit. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori