SKANDAL/ E reja denoncon mjeken: Më tha jam shtatzënë për t’më marrë lekët

Pëlqej
Nuk janë të pakta skandalet që ndodhin në spitalet private e shtetërore në Shqipëri.

Rasti i fundit është një zonjë e cila akuzon mjeken e saj e cila sipas saj e ka gënjyer se është shtatzënë për t’i marrë paratë dhe më pas e ka gënjyer duke i thënë ke obortuar.

Zonja në fjalë jeton jashtë Shqipërisë, dhe ka ardhur me pushime në Shqipëri ku ndërkohë që u lumturua pafund për shtatzaninë, u mashtrua, u zhgënjye nga një mjeke e cila sipas saj ka mashtruar dhe shumë femra të tjera vetëm e vetëm tu marrë paratë.

“Madje diten e parë që bëra ekon me dha dhe ilace, imagjino cfarë të bejnë te mbysin me duart e veta, te nesermen shkoj bej analiz gjaku Beta-HCG pa i then gje fare asaj, e marr përgjigjen e analizes e shkoj ja coj, i thash ja ku esht analiza me kthe nje pergjigje tani, ja me tha, ishte ajo cfar dyshoja.

Cfarë dyshoje i thash, qe ke qen shtatzan dhe eshtë nderprerë shtatzania…”-denoncon zonja në faqen e Olti Currit.

Denoncimi i plotë

Pershendetje

Erdha ne shqiperi per pushime, ndodh qe nje dit bej nje test shtatezanie dhe me del pozitiv dhe si cdo nenë e re qe mezi pret per bebin e par ashtu dhe un u gezova pafundësisht.

Te nesermen ne mengjes shkoj te bej nje eko.

Kjo zonja qe me ka dhen receten punon edhe ne shtet edhe ne privat.

Me tha qe je shtatzanë diku te 4-5 javeshe u gëzova ishte nje mrekulli per mua, me tha qe hajde mbas dy ditesh te degjojm rrafjet e zemres te bebit, hajde ne mengjes tha rreth ores 7 se me duhet te shkoj te punoj ne shtet pastaj.

E pyeta 20 her a jam apo jo shtatëzan dhe 20 her me tha qe je, ajo me dha dhe nje test tjeter me tha beje kte neser.

E bej testin dhe më doli negativ, u cudita mu duk e pabesueshme, e marr ne telefon i them kshu kshu: edhe me thot pa piken e turpit un nuk te garantova qe je shtatzan te thashë qe dyshoj gjithsesi hajde neser ne oren 10 të bejm nje eko tjeter, besimi im humbi tek ajo.

Madje diten e parë qe bera eko me dha dhe ilace, imagjino cfarë te bejn te mbysin me duart e veta, te nesermen shkoj bej analiz gjaku Beta-HCG pa i thenë gje fare asaj, e marr përgjigjen e analizes e shkoj ja coj.

I thash ja ku eshtë analiza me kthe nje pergjigje tani, ja me tha ishte ajo cfarë dyshoja, cfarë dyshoje i thash? Qe ke qen shtatzan dhe esht nderprer shtatzania.

Me the do dëgjojm rrahjet e zemres po sot cfarë ndodh, ilacet pse mi dhe, okej për leket e ekos qe pagujta, por dhimbja ne shpirt, shkatrimi dhe merzia qe me solli mua dhe 2 familjeve te mia.
Fjala e fundit që me tha “do besh pastrim”.

Dola nga aty me ndjenja te thyera...Nuk bera asgje nga ato qe me tha ajo...Por prita sepse per 3 dit kthehesha ne vendin ku jetoja ne nje shtet te Europes, direkt sapo zbrita nga avioni u nisa drejt gjinokologut e kisha lenë takim, ja shpjegova gjithë situaten dhe u tmerrua, me tha nuk di c’te them do bejm nje eko,
Bera ekon dhe me tha: “E dashur ti nuk je shtatzan, as nuk ke qen, as nuk ke nevoj per pastrim..

Ishte nje dhimbje dyfish per mua mashtrimi qe me beri ajo femer moster, e vraft zoti ishalla, me kan then shum femra te tjera qe kan bere vizita tek ajo, e kan patur femijen e vdekur ne bark dhe i ka then esht mir vetem e vetem per ti marr leket....” /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori