SKANDAL/ Drejtori i shkollës në Kuçovë ngacmon seksualisht 3 nxënëse
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në fshatin Kozare të Kuçovës.

Mësohet se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëse. Janë pikërisht 3 vajzat të cilat kanë bërë denoncim në polici ndaj drejtorit të shkollës.

Burime nga komisariati i Kuçovës thanë se 3 nxënëset kanë shkuar së bashku me prindërit e tyre për të bërë kallëzimin penal me akuzën e ngacmimit seksual.

Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e tyre në prani edhe të psikologut./Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 22:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori