U mbyll nga lufta, hapet sërish Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev

Është rihapur Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë.

Ka qenë Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë, hapi edhe Ambasadën në Kiev.

Ambasada ishte mbyllur përkohësisht për arsye të sigurisë, pas invazionit rus në Ukrainë.

Me ngitjen e flamurit në mënyrë solemne, Ambasada filloi me kryerjen e aktiviteteve të saj të rregullta.

“JU DUHET të pastroni enët e gjakut nëse doni të ruani shëndetin e zemrës dhe të normalizoni presionin e gjakut…!”, thonë ekspertët.

“Ky nuk është vetëm mesazh simbolik, por shprehje thelbësore e miqësisë dhe solidaritetit me popullin dhe shtetin ukrainas”, deklaroi Osmani.

Ministri në takim me homologun e tij, Dmitro Kuleba, informoi edhe për vendimin e Qeverisë i cili u sjell me rastin e vizitës, me të cilin sigurohet ndihmë urgjente financiare për Ukrainën në vlerë prej 100 mijë eurosh.