SKANDAL/ Drejtesia italine e dënoi me 20 vite burg, gjykata shqiptare e lë të lirë

“Baroni” i drogës, Alket Hatija është lënë i lirë.

Ky skandal nuk është i vetmi në drejtësinë shqiptare por padyshim është një ndër më të bujshmit.

I arrestuari i pak ditëve më parë për llogari të Policisë italiane është cilësuar nga mediat e këtij vendi si lordi më i madh i drogës në Milano.

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin me qëllim ekstradimin, duke e lënë me detyrim paraqitje 45-vjeçarin.

Referuar të dhënave që citojnë Policinë italiane, 45-vjeçari i dënuar me 20 vite burg, akuzohet se ka transportuar në Itali sasi rekord droge.

Prej disa vitesh, Hatija ishte në ndjekje penale nga Drejtësia italiane dhe për këtë arsye ai fshihej në Shqipëri.

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar 45-vjeçarin me 20 vite burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, në shtator të vitit 2015. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2017, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori