Goditet pika e kriptovalutës në Tiranë, sekuestrohen mbi 60 mijë euro cash dhe dy llogari me me vlerë 135 mijë euro

Policia ka sekuestruar mbi 60 mijë euronë një pikë kriptovalute në Tiranë dhe dy  llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin nga Kosova dhe ka nsiur hetim ndaj punëtorin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Crypto”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shpallet në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.

Peocedohet në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

Sekuestrohen 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.

Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Crypto”, në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.

Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.