SKANDAL/ 50-vjeçari u turret dy vajzave në urban, i prek në...
Dy vajza të reja janë përballur me një situatë të tmerrshme teksa udhëtonin me një autobus urban në kryeqytet.

Ato janë ngacmuar seksualisht nga një 50 vjeçar, pasagjer në të njëjtin autobus. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2016, kur pak minuta pasi kishin hipur në urban, një burrë është afruar drejt të rejave dhe ka vazhduar të bëjë veprime ngacmuese me duar.

Veprimet ngacmuese kanë vijuar derisa një tjetër pasagjer ka lajmëruar policinë. I akuzuari si autor i kësaj ngjarjeje, 50-vjeçari F. L. është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “ngacmimit seksual”. Sipas vendimit, ai duhet të vuajë një dënim me 1 vit heqje lirie./Albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori