Bici sulmoi “grupet e interesit”, eksperti nxjerr mesazhet: Kadastra më martoi babanë, figuroj me “mama” tjetër

Dallëndyshe Bici, drejtoresha e Agjencitë Shtetëtore e Kadastrës, reagoi ditën e sotme në lidhje me problemet aktuale në Kadastër.

Bici pranon problematikat si vonesa dhe ngërçe, por thotë se gjithçka është në kuadër të një “riinxhinierimi” që do e shkëpusë Kadastrën nga historitë e mitmarrjes dhe korrupsionit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bici drejton gishtin nga ata që i quan “grupe interesi” dhe thotë se dëshirojnë dështimin e Kadastrës.

Menjëherë pas deklaratës së Bicit ka reaguar eksperti i IT Gentjan Progni i cili ka publikuar mesazhet e personave që kanë marrë shërbim ditet e fundit në ASHK.

Sipas Prognit qytetarët  thone se ky institucion “ka martuar” pirndërit e tyre me persona të tjerë në qytete të tjera dhe tani personat e panjohur dalin bashkëpronarë në pasuritë e denoncuesve.

Reagimi

Paska dal Dallendyshja ne fluturim dhe paska thene qe po e sulmojne per interesa okulte ca interesi moj e uruar une sikur kam apliku per tender e spo ma jepni. Une skam apliku kurre ne tendera as se kam ndermend te aplikoj. Por shihe cme thone njerzit Dyshe!

Nje nga ata: Nje pune idiotesh, mua personalisht me kan nderruar emrin e nenes, dhe figuroj me nje “mama” ne nje qytet tjeter.

Tjetri: Po e bej ketu komentin, jo ne publik Kadastra aq e mire eshte, saqe me ka martuar babin edhe me nje grua tjeter qe me figuroi ne kartele si bashkepronare. Kartelen e rifreskuar e mora ne dt 21 Korrik. Tmerr, tani duhet te merrem me keto pacavuret e ketyre.

Çfarë deklaroi Dallëndyshe Bici

Pse kërkojnë të gjithë me ngulm dështimin e Kadastrës?!

U bë kaq javë që Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. Nga grupe interesi që hapur, apo fshehur, me arsye, apo jo, bëjnë çmos të përlyejnë fytyrën e re të ASHK, atë ku mitmarrja dhe korrupsioni nuk janë fjala e ditës, e ku zyrtarët si shumica e qytetarëve të këtij vendi duhet të presin normalisht pagën në fund të muajit, e meqë nuk janë mësuar kështu, dorëhiqen.

Pse janë trazuar noterët?! Ata që për kaq vite, as nuk kanë folur ndonjëherë për vonesa, për atë stokun e aplikimeve disa vjeçare, për të drejtat e qytetarëve. Pse nisën të kenë ndenja karshi halleve të qytetarëve tani që prej disa javësh në ASHK ka nisur të proçesi i ri i punës pas riinxhinierizimit të sistemit? Mos vallë kanë humbur burimet e tyre dhe kanë mbetur si peshku në zall?! Do flasim sërish për ta. Shumë shpejt.

Por pse kërkojnë dështimin e kadastrës me ngulm grupe të tjera interesi?! Çfarë kanë humbur? Pse vallë nuk kërkohet edhe qëndrimi i ASHK për lajme të ndryshme, akuza, pretendime?

Unë nuk i kam shmangur kurrë sfidat. Dhe kjo që po ndodh sot në ASHK, është një ndryshim epokal për këtë institucion. Por ky ndryshim do të ruajë xhepat e qytetarëve, duke mos i zbrazur tek këto “grupet e interesit”. Do të ruajë pronën, duke mos lejuar të tjera grupe interesi të bëjnë si të duan.

Sot akuzohemi e sulmohemi për vonesa. Nëse ndokush ka kujtesë, vetëm pak muaj më parë ASHK akuzohej vetëm për mitmarrje dhe korrupsion. Ka vonesa. Nuk ka probleme. Ka ngërç. Nuk ka dështim. Vetëm pse duam t’i bëjmë gjërat shpejt dhe mirë, pavarësisht sabotimeve, dashakeqëve, atyre që duan të përfitojnë. Ne do t’i bëjmë për njerëzit. Për ata që në fakt nuk është i interesuar asnjë “grup interesi”.

/Albeu.com/


Shtuar 24.08.2023 22:08