SKANDAL/ 12 gardianët grek që rrahën për vdekje në burg Ilia Karelin ia hedhin paq

Pesë vite pas vrasjes, së të burgosurit shqiptar Ilia Kareli (Kudret Kume ), nga 12 gardianët e burgut, Këshilli Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë vendosi shkarkimin e tyre.

Sipas medias greke "Directneës.gr" 12 gardianët që akuzohen se dhunuan për vdekje Ilia Karelin në Mars të 2014, e kishin bërë këtë veprim për shënjë hakmarrje ndaj vrasjes së gardianit Giorgos Tsironis.

Kujtojmë se më 13 tetor te 2016 , Gjykata e Selanikut vendosi nga pesë deri në 7 vjet burgim për 12 gardianët, të cilët u shpallën fajtorë për vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, i cili la frymën e fundit në burgu Nigrita në mars të vitit 2014.

Përfundimisht, gjykata vendosi t'i dënonte ata si fajtorë duke i pezulluar përkohësisht 6 muaj nga detyra e tyre si gardian. /albeu.com/





Shtuar më 04/03/2019, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori