Skafi përplaset më shkëmbinjtë, shmanget tragjedia
Pëlqej
Një tragjedi e vërtetë është shmangur sot në Sarandë, ku një skaf me 5 persona është përplasur me shkëmbinjtë dhe ka filluar që të mbushet me uji.

Si pasojë e motit të keq, dallgët e kanë shtyrë mjetin lundrues drejt shkëmbinjve në gjirin e Manastirit.

Të rinjtë kanë njoftua me një herë policinë dhe falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë kufitare është shmangur një tragjedi e mundshme dhe turistët janë nxjerrë shëndoshë e mirë në tokë.

Turistët që ndodheshin në mjetin ujor janë: Dorian Boja 35 vjeç, Erion Boja 23 vjeç, Gensol Tafa 30 vjeç, Ervina Katina 24 vjeç dhe Mariza Hoxha 24 vjeç. Ata janë transportuar të gjithë drejt Sarandës dhe përveç tronditjes që kanë pësuar, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Shtuar më 06/08/2014, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori