"Skafi me 1 ton drogë është i nipërve të Valentina Leskajt”
Ish kryeministri Berisha, me anë të një statusi në Facebook ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës i policisë, sipas të cilit, skafi i kapur sot me 1 ton drogë në Brindizi është i nipërveValentina Leskajt.

"Oficeri dixhital informon:
Skafi me 1 ton droge i kapur nga autoritetet italiane eshte i niperve te "madam Lokomotives", Leskaj.

Me ata eshte ortak drejtori i kufirit te Qarkut te Vlores! sb

"I nderuar doktor, jam nje oficer policie i Vlores! Skafi i nisur mbreme nga grykederdhja e Vjoses ne Uren e Mifolit me 1 ton droge ne drejtim te Italise eshte i niperve te deputetes Valentina Leskaj nga Selenica, Robi Llanaj dhe Gezim Zhupaj nga Selenica..

Robi Llanaj ne Selenice ka nje siperfaqe me 10 ha hashash te mbjelle vetem 2 km larg postes se policise dhe ka gjithsej 40 punetore qe punojne dhe jetojne ne çadra ne plantacionin me droge dhe eshte nje vrases i njohur per komunitetin dhe policine..

Gezim Zhupa eshte drejtori i policise se kufirit te Vlores qe garanton transportin me gomone te hashashit per ne Itali dhe Greqi..", ka shkruar ai. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2016, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori