Skafet me GPS, vetëm 300 metra larg bregut
Të gjithë mjetet lundruese motorike të tonazhit të ulët, duhet të rregjistrohen dhe të pajisen me GPS. Ndryshimi vjen në një kohë kur sezoni turistik po afron dhe pushuesit pohojnë gjithnjë e më shpesh se ndjehen të rrezikuar nga motorrat e ujit.

"Keni parë raste kur një motorr ujë shkon dhe parkohet në rërë. Këto janë raste të palejueshme dhe të paligjshme tashmë. Do të thotë që do të ketë një vend të përcaktuar për parkimin e mjeteve lundruese në çdo cep të plazhit. Do të thotë që po shkele vend e pavend këtë hapsirë sigurie për qytetarët që duan të jenë të pashqetësuar nga mjetet e lundrimit ke sanksion siç është parashikuar në dispozitë, deri në sekuestrimit të mjetit."- u shpreh Sajmir Tahiri.

Gjatë raportimit në Komsionin e Ligjeve miinstri deklaroi se nuk do të ketë rikthim të moratoriumit antiskaf. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2014, ora 18:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori