Skadon afati për dosjet e studentëve të universiteteve të mbyllura
Pëlqej
Drejtuesit e universitetevembyllura nga qeveria nuk kanë
dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dosjet e studentëve të prekur nga mbyllja e universiteteve. Vendimi “Për heqjen e licencës së disa institucioneve të arsimit të lartë”, parashikon: “Dosjet e studentëve, të përgatitura nga institucionet private të arsimit të lartë, që nuk do të tërhiqen nga studentët përkatës, përcillen në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit brenda datës 10 shtator 2014”. Burime në këtë institucion, sqarojnë për gazetën “Shqip”, se në MAS nuk ka mbërritur ende asnjë dosje studenti, pavarësisht se sot, referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, është dita e fundit.

“Me përfundimin e afatit të vënë në dispozicion të universitetevembyllura private për pajisjen e studentëve me dokumentin e çregjistrimit dhe të tjerat, të përfshira në dosjet e tyre personale, më datë 1 shtator, nisi një tjetër proces, ai i dorëzimit të dosjeve të studentëve të mbetura në arkivin e universiteteve, drejt Ministrisë së Arsimit, që referuar VKM-së ‘Për heqjen e licencës së disa institucioneve të arsimit të lartë’, afati i fundit është sot, data 10 shtator. Por, pavarësisht këtij detyrimi ligjor, në institucionin tonë nuk ka mbërritur ende asnjë dosje studenti. Gjykojmë se një veprim i tillë nga ana e universitetevembyllura është i qëllimshëm”, kanë thënë burime nga MAS për Shqip.

Sipas tyre, depozitimi i dosjeve duhet të përfundonte sot, ndërsa pas kësaj, MAS do të merrej me inventarizimin e çdo shkrese zyrtare, në mënyrë që të mos ndodhë që në ndonjë rast të caktuar të konstatohet mungesë dokumentacioni, që mund të mos ketë mbërritur nga privatët. Bëhet fjalë për dosjet e studentëve, të cilat ose nuk janë tërhequr nga vetë të rinjtë, për shkak të parregullsive që regjistrohen në dosjet e tyre ose, sepse, disa universitete të caktuara private nuk kanë pranuar t’i pajisin studentët me dokumentet përkatëse, brenda 1 shtatorit, afat i përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Shtuar më 10/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori