Një taksi ka shpërthyer në ecje, duke alarmuar gjithë zonën në Liverpool.
Shoferi i taksisë u konsiderua hero, pasi mbylli në makinë pasagjerin e dyshuar si kamikaz.
Pak çaste pasi vetë taksisti u hodh nga makina, kjo e fundit shpërtheu në flakë jashtë një spitali.
Dyshohet se pasagjeri kishte organizuar një sulm terrorist. Shpërthimi shkatërroi makinën e taksistit, por për fat nuk pati dëme të tjera.
Shoferi i taksisë David Perry është vlerësuar si hero pasi shpëtoi shumë jetë njerëzish pasi e mbajti të dyshuarin brenda kabinës së tij në momentet para se të shpërthente, ndërsa detektivët po hetojnë nëse agresori kishte si qëllim të vriste veten apo të tjerët./albeu.com/