"S’ka prova që e vrava unë", lihet në burg autori i dyshuar i vrasjes së 50 vjeçarit në Fier
Fatmir Hoxhaj i dyshuar si autor i vrasjes së Ahmet Toskës në qytetin e Fierit në muajin tetor është lënë në burg.

Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest në burg” për Fatmir Hoxhaj ndërsa ky i fundit ka deklaruar se është i pafajshëm.

Hoxhaj është paraqitur pranë Gjykatës së Fierit në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure ndërsa është shprehur se nuk ka prova që ai është autori.

Vrasja në sy të gruas e 50-vjeçarit Ahmet Toska, ndodhur në datën 26 tetor 2020, besohet se është kryer nga Fatmir Hoxhaj, person i cili është bashkëjetuesi i gruas së parë të viktimës Toska.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i madh” në Fier në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë, ku një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me plumb në kokë.

Hoxhaj është arrestuar në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Italia, ku kishte qëndruar prej disa ditësh.

Shtuar më 18/11/2020, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori