Nga dita e nesërme deri ditën e diel në vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të shumta, si dhe reshja të shumta
shiu.
Por jo vetëm kaq! Duke filluar nga java e ardhshme, priten
shira, ndërkohë që në
zonat malore do të ketë edhe reshje
shiu.
Sipas Meteoalb, moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri në fund të muajit Mars:
E shtuna deri në mesdite, kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta do ketë Jugu - Qendra por me
shira të dobët në
Veri.
Pjesa e dytë e ditës fuqizon shirat në
Veri dhe gradualisht shirat bëhen mesatarë edhe në Jug - Qendër.
Era paraqitet problematike në
zonat bregdetare dhe Jug të territorit.
E DIEL: vijon kryesisht e vranët me
shira të dobët në Jug por
shira deri mesatarë në
Veri - Qendër.
Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 - 25°C por e diela sjell rënie me 3 - 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2018,
ora 19:05