S'ka paqe në Kuvend, demokratët nuk e lëshojnë foltoren e Parlamentit
Pëlqej
Vazhdon të jetë e ndërprerë seanca në Kuvendin e Shqipërisë ku demokratët nuk e lëshojnë foltoren.

Pavarësisht se Kuvendi është ndërprerë, demokratët duken të vendosur për të mos e lejuar vazhdimin e saj.

Çdo gjë ndodhi kur Edmond Spaho iu ndal fjala dhe u përjashtua nga Kuvendi për shkak se mori fjalën dhe foli për ekstradimin e Nezar Seitit në Itali.

Ndërprerja e fjalës nga Ruçi ka acaruar demorkatët të cilët janë nisur drejt Kuvendit.

"Mos bëj si halabak. Mos bëj si halabak po të them. Bëj liderin. Mos i prek punonjësit e gardës", iu drejtua Ruçi-Bashës.

Ruçi: Uluni poshtë, kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt të seancës, zapton foltoren për më shumë se dy minuta kryetari i Kuvendit i tërheq vëmendjen dhe e paralajmëron për marrjen e masës për përjashtimin, jam në kushtet e plotësimit të kohës 2 minuta, uluni poshtë. /albeu.com/


Shtuar më 01/02/2018, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori