S’ka më Lotari Amerikane! Trump merr vendim drastik ndaj emigrantëve
Masakra në New York e cila mori jetën e 8 njerëzve të pafajshëm ka bërë që Presidenti Donald Trump të reagojë ashpër ndaj emigrantëve.

Ai ka kërkuar të mbyllet menjëherë programi i Llotarisë së Vizave Amerikane duke u hequr shqiptarëve dhe gjithë botës mundësinë për të jetuar në "tokën e premtuar".

"Terroristi erdhi në vendin tonë përmes asaj që quhet "Programi i Lotarisë së Vizave të Diversitetit", një bukuri nga Chuck Schumer.

Dua të bëhet në bazë të meritokracisë” – shkruan Trump në Twitter.

Ky reagim i ashpër erdhi pasi se vrasësi i mbrëmshëm i New Yorkut ku la të vdekur 8 persona, e 11 të tjerë të plagosur, kishte arritur në SHBA përmes kësaj llotarie. /albeu.com/




Shtuar më 01/11/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori