S'ka më dasma në Kukës, rritet numri i kërkesave për divorce
Numri i kërkesave për zgjidhje marteseKukës po rritet ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas avokates Aurora Guska,vetëm në muajin shtator të këtij viti janë depozituar 11 kërkesa në gjykatë për zgjidhje martese, numër ky më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Guska, bën të ditur se kërkesat për zgjidhje martese tashmë nuk janë për shkaqe ekonomike dhe sociale.

“Vura re qëndrime të kundërta të bashkëshortëve për mënyrën e jetesës. Nuk pajtohem në asnjë mënyrë me mënyrën e jetesës në lidhje me bindjet e familjes njëri nga tjetri, cka përbëjnë dhe kanë përbërë shkak për tu drejtuar gjykatës. Rastet janë fyerjet, mosrespektimi i njërës palë ndaj tjetrës, mosqëndrimi në një banesë të përbashkët. Janë edhe mendimet patriarkale pasi ka shumë kërkesë padi nga zonat rurale,” shprehet Aurora Guska.

Avokatja Guska, e cila përfaqëson mbron palët në proçeset gjyqësore për zgjidhje martese pohon se divorcet viteteve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz që ka pasoja, sidomos për fëmijët. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori