Pas largimit të Berishës nga pushteti, edhe pasuria e djalit të tij, Shkëlzenit ka rënë ndjeshëm.
Gjatë kohës kur
Berisha ishte në qeveri, familja e tyre deklaronte 300 mijë
euro në vit të
ardhura në fushën e konsulencës dhe pasurive të paluajtshme, pas rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti, fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzeni, deklarojnë fitime modeste nga ky aktivitet.
Ndryshe para vitit 2013, në pasurinë e Shkëlzenit e Argitës mungojnë apartamentet e reja dhe shumat e mëdha të parave të fituara nga konsulenca dhe ndërmjetësimi.
Referuar deklaratave të pasurisë, Shkëlzen
Berisha, gjatë vitit 2017, ka fituar vetëm 3 milionë lekë nga aktiviteti i tij në fushën e konsulencës.
Vitin që u larguar Sali
Berisha nga pushteti, Shkëlzeni rezulton se ka krijuar kompaninë 'Albanian Legal Company', nga e cila
deklaron 959 784 lekë pagë vjetore.
Gjithashtu, Shkëlzen
Berisha, gjatë vitit 2017,
deklaron rrudhje të pesë llogarive bankare dhe shtim të vetëm një llogarie bankare, shkruan Shqiptarja.com.
Gjatë këtij vitit, Shkëlzeni
deklaron se ka shlyer një borxh me vlerë 75 mijë
euro si dhe kredinë për blerjen e një makine me vlerë 11 836
euro.
Ndërkaq, Argita
Berisha, gjatë vitit 2017
deklaron 40 mijë
euro të
ardhura nga dhënie e apartamenteve më qira, 1 456 507 lekë pagën në Fakultetin e Drejtësisë si dhe 1 937 712 lekë të
ardhura nga mësimdhënia në fakultete private.
Ashtu si Shkëlzeni, edhe Argita
deklaron vetëm 22 977
euro të
ardhura nga konsulenca. Argita
deklaron pakësimin e 4 llogarive bankare si dhe shtimin e gjashtë llogarive të tjera. Ish-kryeministri Sali
Berisha deklaron si të
ardhura 1 323 121 lekë pagën si deputet, 439 996 lekë dieta si dhe shtimin e dy llogarive me 583 365 lekë dhe 53 USD.
Liri
Berisha deklaron shtimin e tre llogarive bankare me shumat 1 148 lekë, 1 148 lekë dhe 790 468 lekë. Gjithashtu
deklaron pensionin 790 468 lekë dhe 3 296 lekë interesa bankare.
Pasuri të tjera të Shkëlzenit
Në vitin 2009, Shkëlzen
Berisha deklaronte 308.599
euro të
ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme si dhe makinë 18 mijë
euro. Në vitin 2010, Shkëlzen
Berisha deklaronte 150 000
euro të
ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme, 3 632 528 lekë të
ardhura si konsulent juridik.
Në vitin 2013, deklaronte blerje apartamenti me sipërfaqe 198 m2 dhe parking në ETC, me vlerën 346 500
euro, të
ardhura nga konsulenca 4 520 814 lekë, 31 964
euro të
ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira dhe pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800
euro. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2018,
ora 08:58