"S'ka Maqedoni pa shqiptarët", maqedonasit: Revolucioni do vijë edhe për ty o "lord i drogës"

Vendimi i presidentit Ivanov ditën e djeshme ka sjellë reagimin e kreyministrit të vendit Edi Rama duke i cituar presidentit të Maqedonisë së pa shqiptarët nuk ka Maqedoni.

Në një postim në Twitter Rama shkruan se “Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”

Por padyshim që ky reagim ka shfaqur pakënaqësi nga ana e maqedonasve të cilët iu kanë kundërvënë Ramës me komente që mbartin nacionalizëm.

Komentet më pikante të cilat fare mirë mund të merren si ofendim për Shqipërinë, janë:

“Ne kemi marrëveshjen e Ohrit si garantuese të të drejtave të shqiptarëve. Platforma juaj është e dëshpëruar dhe nje trik i Sorosit për të rrëzuar Gruevskin”, shkruan një komentues.

“Zoti Rama, gjej dikë nga minoriteti maqedonas në Shqipëri që mund të të përkthejë ligjet për tradhtinë kombëtare në kushtetutën e Maqedonisë”, i shkruan dikush kryeministrit shqiptar.

“Jepi të drejtat bazike minoritetit maqedonas në Shqipëri dhe pastaj fol për shtetet e tjera”, është komenti i një tjetër maqedonasi.

Ndërsa ka edhe nga ato komente ku Kryeministri i Shqipërisë konsiderohet "lordi i drogës".

Përtej komenteve, urojmë që shqiptarëve në Maqedoni të mos u mohohet e drejta për gjuhën shqipe./albeu.com/


Shtuar më 02/03/2017, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori