S'ka kthim prapa, ja axhenda e protestës që do të mbahet nesër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Studentët fituan betejën e parë ditën e sotme, atë me Ministrinë e Arsimit, ndërsa nesër do t’i drejtohen kryeministrisë për përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre.

Studentët kanë publikuar edhe axhendën e ditës së nesërme, ku kanë treguar pikat ku do protestojnë ditën e nesërme.

Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë? numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Nga këto, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht sot.
Shtuar më 06/12/2018, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori