S'ka faj Lumuria! Shikoni si Amadeo Baçi çmend vajzat në Facebook

Amadeo Baçi është një ndër romancierët më të talentuar të letërsisë shqipe, por fati i tij desh që të mos njihej nga të gjithë si i tillë.

Ai u bë i famshëm për publikun shqiptar për historinë sa interesante aq edhe të komplikuar me Lumturi Kodrën, e cila pretendon te ketë qënë e dashura e tij.

Para dy ditësh, ish çifti u përball sërish në “Shihemi në Gjyq” ku romancieri mohonte kategorikisht akuzat dhe faktin që ai I ka premtuar dhe dhënë dashuri.

"Shpirt, zemër, e përjetshmja ime, dashuria ime, do të të bëj të madhe", -ishin disa nga fjalët që shkrimtar i kishte thënë Lumturies dhe sipas zonjës edhe shumë grave të tjera.

Por Amedeo mohoi kategorikisht se kjo është dashuri, ai deklaroi se këtë gjë ua thotë të gjithave femrave pasi është shkrimtar dhe flet me metafora.

Por Lumturia nuk ka faj! Amedeo edhe pse jo i ri në moshë, është shumë tërheqës për femrat, dhe për këtë mjafton t’i hedhësh një sy profilit të tij në Faceboo.

profilin e tij mund të gjesh me qindra komente ku gratë i shprehin dashurinë me fjalë superlative.

"King (Mbret)", e konsideron një ndjekëse shkrimtarin. Ndërsa një tjetër i shkruan se është diamant. Lule, zemra dhe fjalë të ëmbla mund të gjesh me shumicë në profilin e Amedeos. /albeu.com/


Shtuar më 04/07/2017, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori