S'ka dasmë në kala, Xhaçka dhe Gaçi martohen në 4 tetor
Pëlqej
Dasma e radhës e cila është trumbetuar aq shumë në media është ajo e Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit, të cilët do të lidhin kurorë në datën 4 tetor.

Pak ditë më parë, mediat sollën në fokus një detaj të rëndësishëm që kishte të bënte me ftesat e shpërndara. Olta është munduar me çdo kusht që të mos zbulojë asnjë detaj, ndërsa ka nënvizuar se dasma nuk do të bëhet në kala, por në një lokal në periferi të Tiranës.

Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, deputetja e Partisë Socialiste ka thënë se dasma do të jetë mjaft intime. "Po kemi programuar dasmën tonë muajin që vjen.

Nuk do të dëshiroja të flisja shumë për këtë pasi nuk është një dasmë madhështore ku publiku do të njihet me foto apo detaje nga ceremonia.

Kemi programuar diçka të thjeshtë, larg syrit të mediave. Dasma nuk do të organizohet në kala, por në një restorant në periferi të Tiranës. Do të jetë një ceremoni e thjeshtë me miqtë tanë më të ngushtë".

Mbetet ende në pikëpyetje pjesëmarrja e kryeministrit në dasmën e dy deputetëve. Më herët, Rama mungoi në dy ceremonitë e dasmës që ministri Veliaj kishte organizuar. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori