S'ka BE per Serbine pa e njohur Kosoven
Albeu.com
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Christian Tomuschat ka deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa ka shtuar se, pa njohjen e Kosovës nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE.
“Mendoj se mund të pranohen vetëm së bashku, por edhe anëtarësimi i Kosovës do të jetë problem shumë i madh për BE-në, sepse Kosova ekonomikisht është jashtëzakonisht e dobët. Mendoj se është shumë problematike që Kosova të bëhet anëtare e plotfuqishme dhe të marrë vendime sikur të gjitha vendet tjera. Këtu duhet të kemi një politikë shumë të mirë dhe largpamëse, për të gjetur një zgjidhje të mirë”, ka thënë Tomuschat në një intervistë për Radion Deutsche Welle.
Shtuar më 13/02/2010, ora 21:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori