S'ka asnjë provë që mori para! Gjykata liron mjekun e QSUT që u akuzua për mitmarrje
Gjykata ka liruar sot nga qelia mjekun e repartit të Onkologjisë në QSUT Enes Hazifi me argumentin se nuk ka asnjë fakt që ai ka marrë para nga e reja që e akuzon.

Kamerat nuk tregojnë se mjeku i ka kërkuar para të resë, ndërkohë që avokatja thekson se ai ka thënë vajzës që t'i marrë mbrapsht paratë, por ky moment nuk është nxjerrë në video.

Enes Hafizi u shkarkua pak ditë më parë nga detyra dhe më pas u arrestua me akuzën e mitmarrjes, por sipas gjykatës nuk ka asnjë fakt që veprimi ka ndodhur.

Avokatja thekson se tashmë pret që ai të kthehet në krye të detyrës.

Arrestimi i mjekut në fjalë shkaktoi reagim tek një numër i madh qytetarësh që ishin kuruar prej tij apo kishin trajtuar aty të afërmit e tyre duke theksuar se ai është një profesionist me dinjitet. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2019, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori