Sjellje skandaloze! Deputeti i PS komenton arrestimin e ish-kolegut
Pëlqej
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu e ka cilësuar skandaloz sjelljen e prokurorisë dhe policisë në momentin e arrestimit të ish-deputetit Arben Ndoka.

Sipas Ndreut, i cili është zgjedhur në të njëjtën zonë ku ishte zgjedhur Ndoka, Policia dhe Prokuroria kanë vepruar në dy strandarte për këtë arretim, por shton se duhet pritur verdikti final.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera. Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim te paligjshëm, por mënyra e të vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e te flasim për të tjerat”, reagoi Ndreu.

Arben Ndoka u arrestua si pjesë e një grupi kriminal që ishte përfshirë në tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Emri i tij doli gjatë përgjimit të grupit të Shijakut që drejtohej nga Astrit Avdulaj.
Shtuar më 22/10/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori