Sjellja e mirë, gjykata i fal 3 muaj burg Pinarit
Sjellja e mirë në burg ka bërë që Gjykata e Tiranes ti falë tre muaj burg Ylli Pinarit, ish-drejtorit te MEICO-së në Ministrin e Mbrojtjes. Me kerkese te të dënuarit Pinari dhe miratim të Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, gjyqtari Petrit Çomo vendos t’i ul 3 muaj burg nga masa e dënimit të marr për tragjedinë e Gërdecit.


Sipas përllogaritjeve të gjykatës, pas uljes së dënimit me 3 muaj, Pinarit I mbetën të vuaj edhe 3 vjet e 19 ditë heqje lirie. Pinari, në shkurt të këtij viti u dënua në formën e prere nga Gjykata e Apelit me 10 vjet burg, por fal perfitimit te uljes së 1/3 se dënimit dhe ditëve të qëndrimit në paraburgim, ish-drejtorit i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet e 7 muaj burg për dy akuza. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2013, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori