Situate e tensionuar ne Mitrovice
Pëlqej
Albeu.com
Është mbledhur sot Komiteti i Sigurisë së Mitrovicës. Gjatë takimit është analizuar situata në qytet ku u konstatua se pavarësisht qetësisë që ekziston aktualisht, ajo rezulton të jetë e tensionuar.“Zhvillimet e fundit në këtë komunë që lidhen me çështjen e renovimit të shtëpive të familjes Kadriu në Suhadoll, kanë tensionuar situatën, por gjendja është mbajtur nën kontroll falë angazhimit të strukturave komunale atyre të sigurisë dhe veçanërisht pjekurisë së popullatës”, tha Kryetari i komunës, Bajram Rexhepi. Sipas tij, nuk mjafton që Ali Kadriut t'i lejohet vetëm qëndrimi në shtëpitë e tij që janë si gërmadha nga shkatërrimet që kanë pësuar në luftë, por duhet t'i mundësohet renovimi i tyre.

Rexhepi tha se strukturat e sigurisë duhet të orientohen nga burimi i kërcënimeve që vijnë nga serbët dhe në të njëjtën kohë të krijojnë siguri për fillimin e renovimit të atyre shtëpive. Në anën tjetër, ai tha se rinovimi i atyre shtëpive nuk është duke u bërë si kërcënim ndaj askujt. Në këtë kontekst ai tha se popullata shumicë nuk do të provokoj as kërcënoj komunitetin serb, mirëpo nëse serbët vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë dhe të bëjnë ndonjë incident gjendja mund të eskaloj.
Shtuar më 10/11/2008, ora 20:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori