Situate e tensionuar ne BDI
Albeu.com
Atmosferë e tensionuar është duke mbretëruar në Kryesinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Jo zyrtarisht, dilema kryesore e kësaj partie është se si do të tejkalohet situata e krijuar pas ngjarjeve të fundit dhe a do të mund të poentohet politikisht.
Sic shkruan Lajm, burime pranë kësaj partie bëjnë të ditur se konkluzioni i përbashkët në mbledhjen e mbrëmshme ka qenë se BDI në vazhdimësi ka vepruar në mënyrë konstruktive dhe kooperative, në vecanti me partnerët ndërkombëtarë, por për të tejkaluar situatën e krijuar, nevojiten dy palë.

"Tash është në radhë partneri jonë. Kërkesat urgjente i janë bërë të ditura mbyllja e rasteve të Hagës, mbyllja e Sopotit dhe zgjidhja e statusit të UCK-së. Këto janë argumente që do të ndihmojnë në kthimin e besimit te popullata dhe uljen e tensioneve. Zgjidhja e këtyre tre temave është e domosdoshme" tha për Lajm një zyrtar i lart në BDI.
Shtuar më 13/05/2010, ora 15:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori