Situatë e frikshme në Elbasan: Smogu kanceroz që del nga frabrikat mbulon lagjet (VIDEO)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar gjatë ditës së sotme pamje të ardhura në Facebook-un e tij nga Elbasani ku duket situata e frikshme me ndotjen.

Në reagimin e tij në Facebook, ndaj pamjeve të trishta të dërguara sot nga qytetarët, Berisha akuzon: “Elbasani i mbuluar nga tym i zi. Narkoshteti merr ryshfete dhe bën sehir! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital,” nënvizon ai.
Përshëndetje z Sali Berisha .

Ky është tymi në Elbasan, që po na helmon përditë. Qeveria,bashkia por edhe mediat të paguara heshtin. Ju lutem postojeni të marrin vesh të gjithë shqiptarët gjendjen në të cilën jemi!
Shtuar më 14/08/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori