Situatë alarmante, një tjetër 22-vjeçare tenton t'i japë fund jetës
Një shtetase ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë shumë ilaçe. Ka qenë një telefonatë e cila ka arritur në numrin e emergjencave që ka alarmuar policisë.

Bëhet e ditur se menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe ambulanca dhe shtetësja D. K., 22 vjeçe, është derguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise

Tiranë. Informacion paraprak. Më datë 12.07.2017, rreth orës 16:42 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë në lidhje me një shtetase që ka tentuar të vrasë veten. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasja D. K., 22 vjeçe, kishte tentuar të vras veten duke pirë ilaçe me shumcë. Shtetasja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2017, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori