Situata sot në HEC-e, e qëndrueshme
Ministria e Energjitikës Tranporteve dhe Telekomunikacionit njoftoi sot situatën më të fundit nga HEC-et ku mësohet se janë mbyllur portat e shkarkimit në Vaun e Dejës.

Nga njoftimi për shtyp, mësohet se kuotahidrocentralin e Fierzës shënon 285.80 m ndërkohë që kuota maksimale në këtë HEC nuk duhet të kalojë 296 metër. Prurjet në Fierzë ranë në 350 m kub/sek nga 800 m kub/sek që ishin një ditë më parë.

Hidrocentralin e Komanit kuota në liqen e ujit shënon 173.45 m nga 175m që është kuota e lejuar. Prurjet në Koman shënojnë 210m kub/sek nga 100 m kub në sek që shënuan mëngjesin e djeshëm.

Situata paraqitet më e përmirësuar në hidrocentralin e Vaut të Dejës ku kuota në liqen shënon 74.76 m nga 76 m që shënon pika maksimale. Prurjet anësore në Vaun e Dejës sot shënojnë 230 m kub në sek ndërsa portat shkarkuese janë parë të arsyeshme të mbyllen në orën 08:00 të paradites së sotme. Një ditë më parë niveli i ujit në këtë liqen arriti në 75.76 m, kurse prurjet janë 1500 m3/s, duke sjellë nevojë për shkarkime. Ndërkohë në Vaun e Dejës, kapaciteti i lejuar është 76 metra.

Situata në HEC-e u rëndua një ditë më parë për shkak të rreshjeve me intensitet të shiut që shtuan prurjet në liqenet e hidrocentraleve. (albeu.com)
Shtuar më 07/10/2010, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori