Situata shqetësuese edhe spitale, të hënën hapet COVID-3
Prej ditësh në Shqipëri ka një rritje të madhe të rasteve të reja me COVID-19.

Sot, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar si është situata në spitalet e dedikuara COVID-19.

Covid 1 dhe 2 pasi shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Në raportin ditor të 24 orëve të fundit, bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Një ditë më parë, u bë me dije se kapacitetet në spitalin Covid 1 dhe 2 janë drejt ezaurimit, ndaj ditën e hënë do të hapet Covid 3, godina e ish-Kirurgjisë për të trajtuar pacientët që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Situataspitalin Infektiv në Tiranë duket se ka arritur pikën e vlimit, ku në ditët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të urgjencave dhe personave që kërkojnë trajtim. Ditën e djeshme, në spitalin Infektiv kishte 30 shtretër të lirë, ndërsa tek “Shefqet Ndoqi”, 40, ndërsa prej kohësh mjekët janë duke punuar me sforco për përballimin e të gjitha rasteve.
Shtuar më 24/10/2020, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori