Ministrja e Shëndetësisë Ogerta
Manastirliu, ka pranuar se
Shefqet Ndroqi mund të rikthehet sërish në shërbim të infektuarve me COVID-19 ndërkohë që në raportimin e përditshëm të situatës nga pandemia në vendin tonë, Eugena Tomoni tha se situata në
Spitalin Infektiv është serioze.
Manastirliu ishte sot për të inspektuar
spitalin universitar “
Shefqet Ndroqi” në kuadër të forcimit të njësive të terapisë
intensive në spitalet universitare dhe rajonale.
Duke deklaruar se po merren masat për përballimin e fluksit të shtuar si pasojë e COVID19,
Manastirliu tha se do të konsiderohet rihapja e “
Shefqet Ndroqit”, me shtimin e rasteve të rënda në terapi
intensive.
“Është bërë edhe parapërgatitja për çdo skenar të mundshëm edhe në
spitalin “
Shefqet Ndroqi”. Ju keni eksperiencën e parë të fituar dhe ajo çfarë do të bëjmë është vijimi I fuqizimit të kapaciteteve të spitalit ‘
Shefqet Ndroqi’ dhe sigurisht mundësia e rikthimit në spital COVID në rast se do të kemi flukse të mëdha në terapinë
intensive”, tha
Manastirliu.
Shtuar më 26/06/2020,
ora 15:33