Situata nga Covid-19, shtyhet data e përgjigjes së Llotarisë Amerikane
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën për përgjigjet e llotarisë amerikane.

Përgjigjet që do merreshin më 5 maj janë shtyrë për në 6 qershor.

Aplikuesit do të kontrollojnë nëse kanë fituar më datë 6 qershor 2020.

Në rast se ju fitoni në Llotarinë Amerikane të këtij viti, atëherë gjithcka do të jetë normale si më parë, thjesht përgjigja është marrë me vonesë. Nëse jeni fitues, intervistat me ju nisin në gusht të vitit 2020. Intervistat do të bëhen, ashtu sic janë parashikuar brenda periudhës 1 tetor 2020 deri në fund të shtatorit 2021.

Shtuar më 29/04/2020, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori