Dani Alves do të veshë “8” e Iniestas

Në eksperiencën e tij të parë dhe shumë të sukseshme në Barcelonë, Dani Alves mbajti në shpinë fanellën me numrin “6”, të cilën e veshi dhe Xavi Hernandez.

I rikthyer tanimë në Katalunja, mbrojtësi brazilian do të veshë fanellën me numri “8” që më para mbahej nga legjenda Adres Iniesta, sipas JijantesFC.

Ditën e sotme Alves kreu seancën e parë stërvitore në urdhrat e Xavi-t, por ai nuk do jetë në gjendje të japi kontributin e tij për klubin deri në hapjen e merkatos së dimrit. r.t/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 18:53