Situata në rrugë pas rreshjeve të borës
Në zonat kryesore të vendit, vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.

Përgjithësisht gjëndja e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar. Deri në orën 09:00, situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë
akset Trau Dajt–Qafë Mollë–Bizë, Trau Dajt–Antena, Qafë Priskë –Shëngjergj, kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me kujdes në segmentet që nuk i zë dielli, pasi aty formohen ngrica.

Qarku Durrës
Nuk ka probleme në akset e ketij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik të rënduar në akset e këtij qarku.

Qarku Elbasan
Aksi Librazhd–Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan–Gjinar kalohet normalisht. Rekomandohen zinxhirët për shkak të ngricave në aksin Librazhd– Stebleve dhe të evitohen parakalimet në vendin ku rruga ngushtohet.

Qarku Berat
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes për shkak të fluksit të makinave dhe në segmentet rrugore ku punohet.

Qarku Vlorë
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Qarku Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në segmentet rrugore që nuk i ze dielli, sepse në këto vende formohen ngrica.

Qarku Korçë
Vazhdon puna për hedhjen e kripës dhe skorjeve në akset me prezencë të ngricave, temperaturat gjatë natës kanë qënë të ulëta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të jenë të pajisur me zinxhirë.

Qarku Kukës
Eshtë bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë. Në akset Kukës-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto akse:Bajram Curri-Kam dhe Kukësi– Draj Reç (Rruga e Rinisë), për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Qarku Dibër
Vazhdon hedhja e kripës për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Krastë. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në akset Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Peshkopi-Qafë Draj(Rruga e Rinisë) dhe në segmentin Sllovë-Kalaja e Dodës.

Qarku Shkodër
Vazhdojnë temperaturat e ulëta. Aksi Qafë Mali-Flet dhe Qafë Mali – Qafë Shllak ka ngrica që po trajtohen me kripë. Edhe në aksin e Razmës ka prani ngricash. Qarkullimi në akset e Qafë Mali–Flet, Qafë Mali– Qafë Shllak, dhe në aksin e Razmës rekomandohet të behet me zinxhirë.

Qarku Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të qarkullimit në superstradën Fier-Lushnje.

Qarku Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruara. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori