Situata ne Mitrovice, e qete pas protestave
Albeu.com
Situata në veri të Mitrovicës është nën kontroll pas protestave të serbëve që nisën gjatë fillimit për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”. Këtë e konfirmon edhe Komiteti i Sigurisë në qytetin verior të Kosovës.“Me angazhimin e strukturave të sigurisë, policisë së Kosovës, policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, gjendja është mbajtur nën kontroll në ‘Kroin e Vitakut’, pasi një numër banorësh serbë kanë protestuar të enjten dhe të premten në shenjë kundërshtimi për procesin e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara që ka filluar në këtë lagje”, deklaron Ismajl Smakiqi, nënkryetar i komunës së Mitrovicë.


Smakiqi konfirmoi edhe një herë mbështetjen nga institucionet qendrore të vendit dhe ato ndërkombëtare që procesi i rindërtimit të vazhdojë në mënyrë që të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve në pronat dhe shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, përfaqësuesit e KFOR-it thonë se janë të pranishëm në lagjen ku ka filluar rindërtimi dhe janë duke vëzhguar situatën nga afër.
Shtuar më 27/04/2009, ora 18:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori