Qeset me drogë i kishin groposur, arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori në Itali

Agjentët e komisariatit të Vittoria në zonën e Raguzës kanë arrestuar dy persona, një shqiptar 30-vjeçar dhe një 50-vjeçar të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje droge.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 55 kilogramë hashash.

Në një tokë bujqësore në Acate, agjentët vunë re dy burra të cilët morën dy qese të mëdha plastike të varrosura në lagjen Rinelli.

Sapo panë policët, të dy i hodhën qeset dhe u larguan por u ndaluan menjëherë nga policia.

Brenda thasëve u gjetën rreth 40 kilogramë e gjysmë hashash. 14 kilogramë e gjysmë të tjera ndodheshin në motoçikletën me të cilën burrat mbërritën pranë tokës. Droga e hedhur në treg do të jepte 500 mijë euro./Albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 17:45

Tags: ,