Situata ekonomike, PS: Borxhi po mbyt shqiptarėt
Partia Socialiste po mban sot njė diskutim tė hapur ku nė qendėr ėshtė situata ekonomike nė vend. Deputetja, Mimi Kodheli tha qė nė krye tė herės se problemi mė i madh sot nė Shqipėri ėshtė ekonomia. Sipas saj, nuk ėshtė dashur qė njė artikull i publikuar sė fundi nė The Economist, pėr ta kuptuar, ne pėrditė e prekim kėtė tha ajo. E gjithė, kjo sipas Kodhelit, vjen si pasojė e keqmenaxhimit tė parave nga ana e qeverisė.

“Borxhi publik nė vitin 2009 ka qenė 682.5 miliardė, nė 2010, 715.5 miliardė, nė 2011, 773 miliardė. Nė kėtė moment borxhi ka kapur 800 miliardė lekėt.”- tha Kodheli.

Ndėrsa deputeti tjetėr i PS-sė Ilir Beqja u shpreh se nga bota vijnė sinjale jashtėzakonisht tė kėqia. Sipas tij
kredia ka ngecur ndėrsa politikat e Bankės sė Shqipėrisė nuk kanė dhėnė asnjė efekt.

Ndėrsa kreu i PS-sė Edi Rama tha se nė vend po zbatohet njė model mbytės ekonomik, ēka sipas tij po e ēon ekonominė drejt falimentimit.

“Sipėrmarrėsit po mbyten nė borxhet qė i kanė njeri-tjetrit, qeveria po e falimenton ekonominė me njė model mbytės, e ka zgjedhur qoftė se ėshtė e verbėr por qoftė se babėzitur. Sot ekonomia familjare qėndron nėn peshėn mbytėse tė korrupsionit mė tė madh tė shtetit shqiptar.

Shitja e pasurive kombėtare, sic quajti Rama privatizimin e Albpetrol, apo tė 4 hidrocentraleve thellon borxhin e shqiptarėve.

Debati publik u mbajt nė Teatrin e Operas dhe Baletit dhe u drejtua nga paneli i pėrbėrė nga Sekretari pėr Programin nė Partinė Socialiste, Ilir Beqja, deputetja Mimi Kodheli dhe deputeti Erjon Brace dhe ish-guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Shkėlqim Cani, tė cilėt po pėrqėndrohen kryesisht nė efektet e krizės nė vend dhe nivelin e lartė tė borxhit publik”, shtoi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)