Bie nga kati i shtatë, humb jetën 47 vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një 47 vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga kati i shtatë i një pallati.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa 47 vjeçari dyshohet se vuante nga shëndeti mendor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës, shtetasi G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 7.05.2020 11:31