Situata e kanabisit, ja çfarë thotë Rama pas takimit me ambasadorët e huaj
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në orën 17:00 me ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri dhe perfundoi ne 18:16.

Takimi u zhvillua në mjediset e Kryeministrisë dhe kishte në fokus situatën e kanabisit në vend.

Ka qenë vet kryeministri që ka reaguar ne “Facebook” pas takimit duke thëne: “Takim i dobishem me miq, partnere, përfaqësues te huaj ne vend, për suksesin e represionit policor dhe sfiden e parandalimit te kanabisit!”.

Një ditë më parë, Presidenti Nishani shprehu shqetësim për këtë situatë dhe tha se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mirëpo Rama e ironizoi Nishanin duke thënë se bën mirë të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD¬-së./Albeu.com/

Shtuar më 02/11/2016, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori