Situata e COVID-19 në Shqipëri, fillimi i vaksinimit
Nga Marina Kerceli

Pothuajse ka kaluar një periudhë e gjatë, kur rastet e para me Covid-19, u raportuan në Shqipëri. Mjaftuan vetëm dy rastet e para për të cilat qeveria të vendoste mbylljen e të gjithë institucioneve arsimore publike dhe jo publike, pezullimin e të gjithave fluturimeve ajirorë, organizimeve masive dhe gjithçka tjetër të cilat rrezikonin shtimin e rasteve me të prekur.

Ku vetëm dy javë më vonë vendi u përball me karantinën e përgjithshme, edhe pse situata në Shqipëri paraqitej më e qetë, ndryshe nga vendet e tjera. Një lockdown i cili mund të themi se shërbeu për përmirësimin e situatës nga ky virus i padukshëm, por me një risk të lartë deri në momentin ku ende nuk ishte gjetur doza e parë e vaksinës, e cila do të sillte “imunitet të tufës”.Vetëm dy javë pas heqjes së të gjitha masave kufizuese të karantinës prej 80 ditë, kurba e prekjes nga covid-19, arriti pikën më të lartë prej fillimit të epidemisë.

Shtimi i rasteve ishte i pritshëm pasi hapja totale rriti mundësinë e ekspozimit ndaj virusit. Edhe pse situata ka qenë e stabilizuar deri diku, prej momentit të fillimit të pandemisë deri në këtë moment që flasim, virusi nuk ka “ikur” ende. Por vazhdon të qarkullojë mes nesh. Shifra e rasteve të epidemisë vazhdon të ngelet e pa stabilizuar, ku ende shohim shtim të rasteve. Por vlen të përmendet fakti se situate në vend ditët e fundit ka qenë e qetë dhe shifrat e të infektuarve kanë rënë ndjeshëm.

Si dhe shifrat rekord nuk e kanë nxjerrë jashtë kontrollit epideminë. Edhe pse virusi është dobësuar shumë në krahësim me fillimet e epidemisë dhe kohës së karantinës, virusi do vazhdojë të na infektojë dhe të na verë në rrezik jetën tonë, nëse të gjithë ne si shoqëri nuk vazhdojmë maskën në mjedise publike dhe të kemi higjenën e duarve.

Në këto raste, a mund të flitet në Shqipëri për “imunitet të tufës?”

Nuk mund ta themi me siguri këtë , pasi në raportimin e fundit nga OBSH-ja, dr. Soumya Swaminathan është shprehur se pavarësisht vaksinave, imuniteti i tufës ndaj Covid-it nuk do të arrihet në 2021. Por, pavarësisht kësaj dhe situatës në Shqipëri, ajo që shihet me interes është fakti se qytetarët janë të dyzuar për të bërë vaksinën, ku kjo e fundit shihet si e vetmja shpresë.

Por, tashmë që vaksina është siguruar për një pjesë të madhe të vendeve, dhe për vendin tonë, vigjilenca për mbajtjen e maskës ka rrënë, dhe menjëherë mbas uljes së numrit të të infektuarve si dhe numrin e vdekjeve, ka bërë që qytetarët të fusin në xhep maskën dhe te neglizhojnë respektimin e masave të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.

Ditën e hënë nisi vaksinimi në vendin tonë, kundër Covid-19, 308 ditë pas identifikimit të dy rasteve të para dhe 15 ditë pas vendeve të Bashkimit Europian, në stadiumin “Air Albania”, u vaksinuan 48 mjekë që shërbejnë në spitalet Covid. Ku ndër të parët që morrën vaksinën ishte kryëmeinistri Edi Rama dhe Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo.

Proçesi i vaksinimit ka vijuar edhe ditën e djeshme me vaksinimin e 60 pjestarëve të tjerë të stafit mjekësor, kryesisht epidemiotologë dhe infermiere, ndërsa pritet që ky proçes të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim edhe për qyetete e tjera si: Durrës, Korçë, Vlorë etj.

Por pyetja më e shpeshtë që shtrohet është, a do të sjellë vaksinimi “imunizim të tufë”, dhe pse shërben nëse nuk jep imunitet?
Nga e morri Shqipëria vaksinën, ku do të rruhet?
Çfarë garancie jep dhe cilat janë pasojat për brezin e dytë dhe të tretë?


Vazhdon të mbetet ende e paqartë se nga vijnë dhe kush pagoi për dozat e para të vaksinave. Kryeministri preferoi mos të bëntë publik vendin i cili ka dhuruar dozat e para të vaksinave dhe as nuk ka bërë me dije se ku po rruhen. Por, u mjaftua me faktin se vaksinat vinin nga një vend mik i BE-së.

Kjo e ka bërë edhe më të dyshimtë faktin se sa e sigurt është kjo vaksinë. Edhe pse është hedh poshtë rreziku nga teoritë konspirative ndaj vaksinimit, refuzimi i kryeministrit për të treguar se ku mbahet vaksina dhe cili është shteti dhurues, kanë ndikuar akoma dhe më tepër tek dyshimet dhe bestytnitë mbi vaksinën.

Pasi transparenca e procesit të vaksinimit është e domosdoshme dhe është detyrë e shtetit, pasi aty ku mungon transparenca, patjetër që do të krijohet konfuzion dhe mosbesim. Ku kjo e fundit ka sjellë si pasojë që qyetëtarët e këtij vendi të refuzojnë vaksinimin, dhe nëse nuk kryehet vaksinimi prej të gjithëve qytetarëvë, imunizimi i tufës në mënyrë të natyrale mund të ketë pasoja të rënda, se vetem vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për të arritur imunitet dhe për të qenë të lirë.

Dyshimi i parë fillon edhe tek fakti se kjo vaksinë, të cilën tashmë e ka edhe Shqipëria, është prodhuar në të njëjtin laburator të Wuhan, në të cilin dyshohet se është shpikur dhe virusi, a mund të themi se kjo vaksinë është e sigurt? Si dhe një vaksinë e cila duhet të paktën 30 vite të zbulohet, zbulimi i saj u bë brenda 9 muajsh, a mund të themi se është provuar mjaftueshëm se kjo vaksinë nuk jep pasojë gjenetike në brezat e tjerë, dhe se nuk e dimë se çfarë mund të prodhojë, si dhe nuk mund të dijmë asgjë për shkak të kohës të shkurtër, dhe mungesës së transparencës.

Por ajo që ngelet e rëndësishmë, është fakti se pse është kërkuar dhe është marrë garanci për të mos marrë pasoja ligjore, për pasojat e vaksinës ?

Fakti se vaksina nuk ka garanci, për atë çka prodhon dhe çfarë pasoja ka në brezat e ardhshmë, e bën këtë vaksinë aspak të besueshme. Edhe pse thirrja për qyetarët e vendit nga mjekët është se bërja e vaksinës është e domosdoshme dhe se tashmë është faktuar se nuk ka asnjë efekte anësore.

Edhe pse dyshimet mbi bërjen e vaksinës, do vazhdojnë të qëndrojnë, mbase edhe për një periudhë të caktuar, aq që vlen të përmendet është fakti se vaksina nuk ndërhyn në AND-në e njeriut, bazuar kjo mbi hulumtimet që janë bërë deri më tani. Si dhe është këshilluar që vaksinimi mos të kryhet nga individë të cilët janë alergjikë nga ilaçet, ushqimi apo natyra, pasi mund të ketë efekte të mundshme anësore. Po ashtu është këshilluar që adoleshëntët të mos vaksinohen pasi kanë imunitet të fortë si dhe gratë shtatëzana, pasi nuk dihet si do të reagojë fetusi ndaj këtij injeksioni.



Shtuar më 14/01/2021, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori