Situata alarmante në Shqipëri! Vatra zjarri në Fier, Lezhë dhe Kukës
Deri në këtë momente raportohen disa vatra zjarri aktive në Fier, Lezhë dhe Kukës.

Në Lezhë janë aktive 3 vatra zjarri, në Malin e Rrencit, të Kakarriqit dhe pranë një zonë të banuar. Forcat e ushtrisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Edhe në Kukës zjarret janë shfaqur në kurorën e gjelbër të qytetit.
Gafurr Rexha, drejtor i shërbimit zjarrfikës në Kukës tha se situata është alarmante.

Ndërkohë, flakët në Pyllin e Semanit u riaktivizuan një natë më parë.

“Temperatura e lartë, era, janë disa faktorë që favorizojnë zjarrin. Disa herë janë rikthyer vatrat e zjarrit”, u shpreh shefi i emergjencave civile Flamur Mato.

Shtuar më 04/08/2020, ora 18:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori